Vrasja në Shkodër, ja fjalët e fundit që i tha xhaxhai nipit...

Vrasja në Shkodër, ja fjalët e fundit që i tha xhaxhai nipit para se ta vriste

694
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me  krimin e rëndë që tronditi Shkodrën. Pasditen e sotme, në qendër të Shkodrës, 62-vjeçari Bujar Kuçi raportohet se ka qëlluar me thikë 33-vjeçarin Mirsad Kuçi, në gjendje të dehur. Autori thuhet se banonte në një banesë që ndante të njëjtin oborr me shtëpinë e nipit, 3 katëshe.

“Pse nuk më flet?”. Me këto fjalë i është drejtuar autori nipit kur e ka gjetur në oborr, pasi këta të fundit raportohet se kishin kohë që nuk flisnin. Nipi është larguar duke mos folur por autori ka vijuar duke e fyer dhe me një thikë në dorë e ka qëlluar pas krahëve dhe më pas në gjoks, e kjo e fundit ka rezultuar goditje fatale për 33-vjeçarin, i cili ishte edhe baba i dy fëmijëve të mitur. Ai ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital për shkak të gjakderdhjes. 62-vjeçari njihej si person që debatonte shpesh. Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë njoftuar forcat e rendit pasi e kanë parë të shtrirë në oborr të riun. Autori pas krimit ka pritur policinë brenda banesës ku edhe është prangosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY