Patozi: Do të imponohemi me forcë, Basha po e çon PD-në drejt...

Patozi: Do të imponohemi me forcë, Basha po e çon PD-në drejt degradimit

65
0
Shares

Astrit Patozi, i cili hodhi i pari idenë e fraksionit si një mënyrë për të bashkuar Partinë Demokratike, mendon se nën drejtimin e Lulzim Bashës kjo forcë po shkon drejt degradimit.
Patozi e bëri këtë koment për t’iu përgjigjur refuzimit të Bashës për idenë e fraksionit.
“Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Dje la të kuptohej se pranon më mirë një kasolle familjare sesa një gradaçelë”, deklaroi Patozi.
Nuk është e qartë akoma sesi do të vijë ky imponim nga brenda Partisë Demokratike, sepse kundërshtarët e Bashës nuk kanë asnjë plan tani për të krijuar një parti të re.
“Ne do i imponohemi me forcën tonë, kam bindjen se demokratët janë të shumtë që duam një parti tjetër demokratike. Ne do imponohemi me presionin që anëtarësia e PD do e detyrojë zotin Basha të mbajë një qëndrim tjetër”, deklaroi Patozi.
Përpara mbajtjes së këtij qëndrimi, Astrit Patozi u konsultua me ish-drejtuesit demokratë Ridvan Bode dhe Genc Ruli, si dhe me anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Por, Lulzim Basha nuk ka qëndruar i heshtur. Pas akuzave të Patozit ai përdori një pjesë nga deklarata pas mbledhjes së Kryesisë të enjten në mbrëmje për të vënë në dukje se i vetmi kundërshtar i Partisë Demokratike është Edi Rama dhe aleanca e tij e krimit, ndërsa në “aleancën e vlerave”, siç quajti Basha opozitarët përballë Ramës, ka vend për mendimin kritik dhe për marrjen e vendimeve të përbashkëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY