FOTO GALERI/ Armët me postën DHL, vjen letërporosia – Identitetet e anglezëve...

FOTO GALERI/ Armët me postën DHL, vjen letërporosia – Identitetet e anglezëve të rreme

110
0
Shares

Tre identitetet e shtetasve anglez që do prisnin armët kallashnikov të dërguara nga Shqipëria me postë nga Saimir Cullhaj janë emra të rremë bënë me dije burime nga Krimet e Rënda.
“Lauron Lee, rezident në Uetford, si dhe Lauren Coules e Jake Marchant, që jetojnë në Bedford sipas të dhënave të kutisë postare nuk ekzistojnë si shtetas real në Britaninë e Madhe”.
Është kjo përgjigja e mbërritur nga policia angleze për hetuesit shqiptarë pas letër porosis së dërguar ditën e zbulimit të trafikut të kallashnikovëve me postë nga Rinasi.
Pas arrestimit të Sajmir Cullhaj policia ka shpallur në kërkim shtetasin Neritan Faria të dhënat e të cilit i janë dërguar edhe Interpol pasi dyshohet se Faria është larguar jashtë vendit.
Trafiku i armëve me postë nga Shqipëria me tranzit Greqinë e destinacion final Anglinë në adresat e tre shtetasve fiktiv u zbulua më 28 gusht 2017.
Armët u zbuluan nga skaneri ndërsa ishin dërguar me postë expres drejt Anglisë duke u nisur nga zyra e DHL në Durrës zyrë në të cilën u postuan në dy kuti postare nga Sajmir Cullhaj i cili më pas tregoi se këtë postim e kish bërë për llogari të Neritan Farias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY