EMRI/ Dibër, vrasja e biznesmenit, dorëzohet autori

EMRI/ Dibër, vrasja e biznesmenit, dorëzohet autori

444
0
Shares
Viktima, Alban (Gëzim) Kaloshi

Policia e Dibrës ka bërë të ditur sot se në vijim të informacionit të dhënë ku bën fjalë për vrasjen e Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në Blliçe, që prej orëve të para të mëngjesit Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër si dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje.
Gjatë gjithë ditës së sotme janë shoqëruar disa persona të dyshuar se kanë dijeni në lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu janë kryer veprime të tjera profesionale dhe hetimore në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Dibër.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe identifikimi i autorit të vrasjes, i cili në orët e mbrëmjes është vetëdorëzuar në ambientet e policisë, konkretisht shtetasi Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër, që dyshohet se është autori i vrasjes së shtetasit Alban (Gëzim) Kaloshi.
Nga deklarimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY