PD kundër Ahmetajt: E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria...

PD kundër Ahmetajt: E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti-informalitet?

144
0
Shares

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sot kundër paralajmërimit të ministrit të Financave, për nisjen e ”vitit anti-informalitet”
Sipas Tabakut, kjo nuk bëhet me aksione e fushata.
Ajo shpjegon se cilat janë shkathet e informalitetit, ndërsa mes shifrave shton se pas një aksioni të mëparshme të qeverisë kundër informalitetit, u regjistrua “mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 milionë USD në vetëm një muaj!”.
Duke e akuzuar qeverinë për mungesë vizioni, deputetja e PD-së, shton se, “mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 milionë që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!”.

Deklarata e plotë e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku
E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni. Të njëjtat pengesa që kanë varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja që janë në nivelin më të ulët historik.
E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti informalitet? Mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 milionë USD në vetëm një muaj!
Ka një mësim qe duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët. Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale. Në vend te propagandës që të mbushë portale e lajme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale. Për këtë të fundit duhet vizion dhe ndjeshmëri politike. Qartazi sa më sipër mungojnë. Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 milionë që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!

P. S. Në përgjigje të deklaratës së Ministrit Ahmetaj për vitin e informalitetit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY