DETAJE/ U arrestua në velierën me drogë, i moshuari italian parashtron një...

DETAJE/ U arrestua në velierën me drogë, i moshuari italian parashtron një kërkesë

126
0
Shares

Gjatë operacionit të zhvilluar pak pas mesnate dy personat e kapur në velierë janë një shqiptar rreth 35 vjeç dhe një i moshuar italian. Ata janë dërguar më pas në Komisariat në Vlorë. Por pas disa orësh i moshuari italian ka paraqitur probleme shëndetësore dhe ka kërkuar ilaçet që ndodheshin në anije. Pasi policët nuk kanë arritur t’i gjejnë ilaçet, italiani është shoqëruar nga efektivët në mjetin ujor të sekuestruar. Më pas ai është shoqëruar sërish në polici për veprime të mëtejshme. Mesohet se janë dashur plot 5 orë për të transportuar velierën nga Darzeza në Vlorë. Droga dyshohet se kishte si destinacion jugun e Italisë, ndërsa policia thotë se bëhet fjalë për një linjë të madhe të trafikut të drogës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY