FOTO/ Do ndërronte barin në klubin e Shtutgarit, punëtori gjen 50 kg...

FOTO/ Do ndërronte barin në klubin e Shtutgarit, punëtori gjen 50 kg bombë

116
0
Shares

Është konfirmuar prania e një bombe në klubin e Shtutgartit dhe janë pezulluar aktivitetet e ditës në terrenet sportive derisa është bërë demontimi i saj. Klubi kishte planifikuar të rindërtonte terrenet stërvitore dhe kishte filluar gërmimin për të ndryshuar barin në një nga fushat. Por gjatë procesit të punës është konstatuar se në një thellësi jo shumë të madhe gjendej një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas ekspertëve të repartit të xhenios, bëhej fjalë për një bombë prej 50 kilogramësh, e lëshuar nga avionët amerikanë gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore. Ajo kishte qëndruar prej më shumë se 70 vitesh në këtë terren dhe fatmirësisht nuk kishte shpërthyer në fushën ku prej shumë dekadash stërvitet ekipi i Shtutgartit dhe akademia e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY