FOTO/Biznes i sigurtë, kjo bimë e rrallë po rritet në Kurbin

FOTO/Biznes i sigurtë, kjo bimë e rrallë po rritet në Kurbin

356
0
Shares

Fermerët kurbinas po shohin si me interes ekonomik kultivimin e bimës së Paulonias. Mbase duket e pabesueshme, por qendron fakti se plantacioni në parcelat e fermerit Viktor Gjonit në Laç, pema ka arritur lartësinë prej 4 metra, dhe trupi i saj mjaft i zhvilluar, nga koha e mbjelljes vetëm prej katër muaj. Sipas këtij fermeri ai i ka kryer disa shërbime pas mbjelljes së bimës dhe pas katër muajve kjo kulturë e cila është pak e njohur, por ka zhvillim të shpejtë dhe në vitin e tretë kjo do të perdoret për industrinë e mobiljeve, një kulturë bimore  me mjaft interes ekonomik për fermerët.

Ndërsa agronomi Zef Gjonaj i cili prej vitesh ka studiuar jashtë kufinjëve për pemën e Paulonias tregon se jane disa zona në vendin tonë që janë njohur për leverdinë që sjell kjo kulturë, ndërsa apelon për ndihmën nga strukturat qeveritare për të ribursuar fermerët në zgjerimin e kultivimit të Paulonias. Ai ndjek me perparësi tek çdo fermer ecurinë e kësaj peme, deri në rritjen, zhvillimin dhe prodhimin e saj. Sipas tij efektet janë dhe tek pasrimi i ajrit në atmosferë, nga ndotjet e mëdha, sikurse dhe Kurbini i njohur nga elementi i ndotjes nga ish- uzinat dhe tashmë disa të tilla që përhapin ndotje të konsiderueshme në ambjent. Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY