FOTO & EMRI/ Kundërshtoi me armë policinë, arrestohet biznesmeni

FOTO & EMRI/ Kundërshtoi me armë policinë, arrestohet biznesmeni

200
0
Shares

Biznesmen i njohur në Sarandë është vënë në pranga. Raportohet se 50 vjeçari ka kundërshtuar me armë forcat e policisë dhe është larguar.  Arrestimi i Timoleon Babi, 50 vjeç, banues në Sarandë, bë pasi një ditë më parë pranë hotelit në pronësi të tij në lagjen ”Nr.1” kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, në mënyrë të paligjshme dhe se po kundërshtonte policinë bashkiake e cila kishte shkuar për të verifikuar rastin. Policia Bashkiake ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit. Kur efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë janë afruar për të verifikuar telefonatën dhe për të marrë kontakt me shtetasin e lartpërmendur, ai është larguar duke qëlluar me armë zjarri. Nga reagimi në kohë i policisë është kapur e ndaluar, ku gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij i është gjendur një sasi lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 13 gramë. Ndërsa armën e zjarrit e kishte fshehur ku po punohet për gjetjen e saj. Pas arrestimit, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës për akuzat “Pushtimi i tokës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY