Horoskopi, 11 Shtator 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 11 Shtator 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

358
0
Shares

Dashi
Jeta juaj ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e te dashurit te zemrës dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast prej tij. Ai ka menduar t’iu beje një propozim shume interesant. Beqaret duhet te pranojnë ftesat dhe te tregohen te arsyeshëm me zgjedhjet qe do bëjnë. Ne planin financiar duhet te jeni me largpamës.

Demi
Jetën tuaj ne çift do e pushtoje lumturia sot. Do përjetoni emocione me te forta nga sa kishit menduar dhe kjo do iu beje te harroni çdo problem tjetër. Për beqaret pritet një takim i veçante, por duhet hedhur çdo hap me maturi dhe kujdes. Për financat do jene te një dite e vështirë. Shpenzimet duhet t’i bëni te menduara mire. Shmangni investimet e mëdha.

Binjakët
Edhe pse do mundoheni shume sot, do e keni te vështirë te gjeni mirëkuptimin me partnerin. Ai do këtë mendjen e vet dhe nuk do toleroje aspak. Beqaret do kenë takimin e shume ëndërruar dhe kjo do i beje te ndihen si mbi re. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Nuk priten vështirësi sot.

Gaforrja
Do iu ndryshoje shume shpesh humori gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle disa debate ne çift. Mos u mundoni për çdo gjë t’ia hidhni fajin partnerit sepse atij do i vije ne maje te hundës ne një moment. Beqaret nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për te dale neper takime, por shume shpejt do pendohen. Kujdes me financat. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Luani
Do kaloni situata te vështira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do meritoni paksa. Ne fakt te gjithë duhet te përballen here pas here me prova për te kuptuar edhe me mire atë qe ndjejnë. Për beqaret me ne fund do linde një histori e bukur dashurie. Ne planin financiar do keni me shume fat nga sa kishit menduar. Do arrini te kryeni edhe transaksionet e dëshiruara.

Virgjëresha
Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Nuk do keni asnjë problem apo vështirësi dhe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret do kryejnë një takim premtues dhe emocionues. Ka shume gjasa qe rrjedha e jetës t’iu ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Financat nuk do jene problematike, por nuk duhet te hidheni me koko ne detin e shpenzimeve.

Peshorja
Dëshira seksuale dhe pasioni ne jetën tuaj ne çift do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite. Do ia kaloni për mrekulli me partnerin, madje do i bëni edhe disa premtime atij. Beqaret do jene shume romantike dhe do kërkojnë një person jashtë te arsyeshmes. Ne planin financiar edhe pse nuk do mundoheni te bëni shume sakrifica situata do jete e qëndrueshme.

Akrepi
Dite me disa probleme dhe vështirësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Mundohuni te toleroni me tepër dhe te tregoheni me te kuptuar. Te gjithë kalojnë momente mërzitjeje dhe mund te thonë fjale te nxituara. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme, por do jene te pavendosur. Një gabim i vogël ne planin financiar do iu kushtoje me shume sesa mendonit. Kujdes!

Shigjetari
Nuk do jeni shume te sigurt për vazhdimësinë ne jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Flisni hapur me partnerin dhe mos e mbani atë me shpresa te kota. Për beqaret do ndodhin gjera te habitshme dhe qe shpesh do iu duken si te pavërteta. Jeta juaj do jete si një ëndërr e bukur sot. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet, megjithatë probleme nuk do ketë aspak.

Bricjapi
Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te zjarrta gjate kësaj dite. Emocionet dhe kënaqësia kur te jeni pranë atij qe doni do jene te zjarrta. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Ne sektorin e dashurisë se beqareve nuk do ndikoje asnjë planet, prandaj as sot nuk do mbërrijë personi i shumëpritur. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te matur.

Ujori
Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle disa debate ne çift. Mos u tregoni shume strikte sepse askush nuk duron një lidhje te zymte dhe asnjë nuk do te jete si i mbyllur ne kafaz. Beqaret do kenë një dite te zakonshme e pa surpriza. Ne planin financiar do kenë një rritje te konsiderueshme te të ardhurave Shfrytëzojeni për te kryer investimet e duhura.

Peshqit
Do iu duket sikur jeni ne një ëndërr te bukur sot sepse jo vetëm qe nuk do keni probleme ne çift, por mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës dhe surprizat do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë çmos te gjejnë një person interesant dhe do ua arrijnë qëllimit. Ne planin financiar do e dini mire si t’i menaxhoni te ardhurat dhe te mos keni probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY