BASIR ÇOLLAKU/ Zgjatimet e Sigurimit në PD

BASIR ÇOLLAKU/ Zgjatimet e Sigurimit në PD

368
0
Shares

PD nuk jane 3 mandate omgj, votues te Ruçit, matrapaze te Rames..Basha ti perjashtoje.

Seanca e djeshme ne Kuvend ishte nje luhatje e dukshme sizmike per PD-ne, ku tre te mandatuar te saj, votuan ministrin e Sigurimit te Shtetit. Dy vota pro nje e pavlefshme saktesisht. Kjo me gjithe habine e surprizen bashke, ka ndodhur. Demokratet, ata joperfitues, kryesisht te persekutuar jane ndjere bosh e te shkermoqur nga PD e te zgjedhurit e saj. Sigurisht shigjetat e nxituara, bien mbi kryetarin, e ndoshta me te drejte. Ka dy udhe nga ka kaluar ky votim demokrat, per kapon e spiuneve te sigurimit te shtetit. E para, ata kane qene vartes te Ruçit, njerez me dosje. Dihet se Ruçi, pra nr dy i shtetit tone nuk lejohet te shkoje ne USA dhe Rama po e mban fjalen per keqesim te marredhenieve me SHBA. Dhe e dyta, jane shitur si lopet ne pazar. Ky eshte nje mesazh shqetesues per kryetarin Lulzim Basha, deshmi se ende nuk e ka pastruar PD nga sigurimsat dhe matrapazet. Ka larguar boll e kane mbetur ende mjaft. Si te paret dhe te dytet, jane specie parazite, vemje blegtorale, renduese ne te djathten e ketij vendi. Perpjekja e perfaqesuesve te PD per ta emertuar manipulim procedurial eshte nxitim i paduhur. Grupi Parlamentar dhe deputetet mund te shfajesohen si te duan, por nuk bindin demokratet. Deputetet Ervin Salianji dhe Grida Duma, u shprehen para se kjo ngjarje te analizohej imtesisht dhe grupi te debatonte fort per kete zhvillim te shemtuar brenda PD. Ka gjoja liberale te cilet mendojne se kjo ngjarje eshte e kapercyer. Jo. Jo. Gjeni nje minister apo funksionar lindor komunist te jete funksionar qeveritar shteteror sot ne Perendim…!!! Pastaj merreni shembull.Basha duhet te vendose rregulla te qarta. Kush ka marre mandatin e demokrateve smund te beje pazar ne dyqanin e Rames dhe te Ruçit. Nuk mendoj se PD duhej te braktiste votimin sepse keshtu do shfaqte me shume dyshime per rrjedhje votash. Ajo nuk duhet te druhet votes. PD duhet te sqaroje dhe kerkoje ndjese demokrateve duke u premtuar se ruçianet do te largohen nga PD se shpejti, kushdoqofshin. Lexova ne mediat online se Berisha ne mbledhje grupi, kishte qene i prere per te ndeshkuar, votuesit e Ruçit. Gjithashtu Basha ka mbeshtetur e sponsorizuar kete qendrim. Kreu i Partise Demokratike nuk duhet te befasohet nga zgjatimet e Sigurimit te Shtetit ne partine qe ai drejton. Ne votime te tjera mundet dy omgj te tjera te votojne kunder qendrimit te PD sepse keshtu ua kerkon e shkuara e tyre. Ndaj PD duhet te ndertoje raportin me te shkuaren e vet, te djathten e vertete, te perdjekur e pronare, te cilat jane shtresa me e duhur. Perpjekja per te zhurmuar se Basha e beri kete eshte nje lajthitje kujtese. Po Basha ti gjeje dhe perjashtoje nga grupi i PD. Ndaj hapini ato te shkreta dosje dhe te perveluarit PD qe hedhin zjarr mbi te do te vetefiken..Dhe nuk jane pak.. Pa kete katarsis PD nuk behet e djathta e vertete..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY