Ja si ju rrezikohen vithet nëse qëndroni ulur gjithë kohës

Ja si ju rrezikohen vithet nëse qëndroni ulur gjithë kohës

181
0
Shares

Pak rëndësi ka nëse e bëni sepse ua kërkon puna apo sepse nuk keni si të shpenzoni kohën e lirë, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë krijon probleme serioze me shëndetin, sidomos me shtyllën kurrizore, dhimbje qafe, por jo më pak të rrezikuara janë edhe të pasmet. Tashmë trendet e viteve të fundit, të stimuluara dukshëm edhe nga rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, na paraqesin gjithmonë e më shumë femra me të pasme të ngritura, relativisht të mëdha dhe të rrumbullakosura. Shumë femra u drejtohen ushtrimeve të palestrës, kurse të tjera zgjedhin dorën e kirurgut për të patur forma të hatashme, por nëse qëndroni tërë ditën ulur e merrni me mend ç’mund të ndodhë me të pasmet tuaja ?

1.Në qoftë se qëndroni ulur për një kohë të gjatë, sidomos me shpinën e kërrusur, muskujt fleksorë të ijeve shtrëngohen pasi zgjaten dhe krijojnë probleme jo vetëm me qëndrimin, por edhe me muskujt e legenit.
2. Të qëndruarit ulur për një kohë relativisht të gjatë mund të ndikojë në ndryshimin e formës të së pasmeve. Sipas Adam Gallo, trajner personal në Brooklyn Boulders Queensbridge, ky lloj qëndrimi shkakton kontraktim të muskujve të vitheve (gluetusi) të cilat përshtaten në atë gjendje duke dëmtuar stabilitetin e trupit, por duke i bërë të pasmet tuaja të duken më të sheshta. Ky lloj qëndrimi nxit po ashtu krijimin e celulitit dhe probleme me lëkurën rreth ijeve e të pasmeve si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut./Living/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY