Vlorë, makina merr flakë në mes të rrugës

Vlorë, makina merr flakë në mes të rrugës

124
0
Shares
Foto Ilustruese

Një makinë është djegur mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorës, në aksin rrugor Novoselë-Vlorë, tek mbikalimi në Panaja.
Menjëherë pas lajmërimit policia së bashku me shërbimin zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga verifikimi paraprak i policisë ka rezultuar se ka qenë mjeti tip ”Ford Focus”, me targë AA 875 NV, i djegur pothuajse pjesërisht, me drejtues mjeti shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Risili, Vlorë.
Nga zjarri në automjet nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY