Akademia e Shkencave në zgrip, ndizet debati politik

Akademia e Shkencave në zgrip, ndizet debati politik

188
0
Shares

Konflikti i ashpër mes Akademisë së Shkencave dhe Kryeministrit Rama është komentuar nga zëra të ndryshëm të PD duke konsideruar se Rama nuk ka moral të kërcënojë Akademinë ndërkohë që nuk bëri zgjedhje të drejta parlamentare në qershor.

 

Kryeministri deklaroi sot se do të bllokojë burimet financiare për Akademinë e Shkencave dhe mund të marrë edhe ndertesën e tyre pas zgjedhjeve që ajo zhvilloi sot dhe që u konsideruan si farsë nga akdemikë brenda saj por edhe zëra të shmutë publikë ne vend.

 

”Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, tha Rama.

 

Ja cfarë komentojnë dy deputetë të PD:

 

LUCIANO BOCI/”Lotët” e Ramës për Akademinë

 

“Fortuna” e deklaruar që Rama do shkaktonte mbi Akademinë, kur sapo ai mori pushtetin në 2013, nuk ndodhi asnjëherë.

Akademia as nuk u reformua, as nuk u pajis me Ligj të veçantë dhe as nuk u financua realisht për të realizuar Kërkim Shkencor.

Ngeli ajo “shtëpia e askujt” që ju bë dhuratë për hir të votave “nostalgjisë për të shkuarën”, nga vetë Rama, për të hyrë e dalë sipas rradhës miq të x (iks) apo y (ypsilon) brezi.

Ajo është pjesë e çorientimit me dashje që Rama i bëri për katër vite asaj pak shkence shqiptare, për të cilën nuk foli asnjëherë, nuk e mbështeti, nuk e financoi, përpos që vetëm e përçmoi e braktisi dhe e zhvlerësoi plotësisht.

Rama e zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi, pavarësisht reagimeve tona si opozitë dhe zërave autoritarë si prof Fuga, që më shumë duket se është “i fundit i Mohikanëve” i rracës së shkencëtarëve që me pasion investohet për një Akademi vërtet të Shkencave.

Ajo që ka ngjarë sot me Akademinë (dhe këtu nuk kam asgjë për emrat e veçantë, por për procesin) ngjan si dy pika uji me atë që ka ndodhur në Universitete e që ka ndodhur në Arsimin parauniversitar në tërësi. Farsë zgjedhjesh sipas lojës “ne jemi dy shqiponja….”

Ka po të njëjtin autor që sot bën sikur “qan” për fatin e mbrapshtë të saj, Ramën e I dhe të II.

Përpos infantil dhe shpëtues nga përgjegjësia, reagimi i Kryeministrit është banal dhe tregues i komplekseve të tij për botën akademike në tërësi.

Rama sot kërkoi të bënte kalorësin, por në fakt doli që është një qerrexhi i pandreqshëm.

Gjithë gjithë në këtë histori lotësh e përbetimesh, Rama, po vdes të fitojë simpatinë e profesorit “rebel” që ja paralajmëroi e zeza mbi të bardhë të zezën e Akademisë, autor i së cilës është po ky Ramë!

 

 

ERVIN SALIANJI/Kryefarsa është Rama!

 

Pooooo zgjedhjet jane problemi, vota e lirë êshtë drama, këtë kemi thënë, për këtë lëshojmë britma dhe japim fakte, për këtë kemi bërê beteja dhe bëjme thuajse cdo ditë.

Nga deformimi i vullnetit tè zgjedhësve qofshin me shkollê apo jo, të varfer apo të pasur, studentë apo akademikë, lindin institucione tè deformuara që nuk japin llogari por sillen si pronarë të jetës së qytetarëve apo si pronarë të vetëm të dijes!

Fiks si sjellja e KM sot, si pronar dhe pa kërkuar asnjë provë e fakt ciceroi me dy rrjeshta dhe e zgjidhi problemin!! Në fakt vetëm komunikoi por nuk zgjidhi asgjë!

Po a mund të kerkojë zgjedhje të lira dhe të flase për parime një kryeminister me vota të blera. Që parim ka pasur blerjen e votes sipas statusit të personit, diku nje pallat një votë, diku një pallat një dalje në media, diku një tender, diku 200 euro për votë, diku nje vënd pune, diku rrahje dhe kërcenim për votë…a duhet të ketë reagim nga shoqêria dhe intelektualet për këtë apo meqë ia njohim veset KM duhet ti turremi opozites meqë ajo ka virtyt!

Një kryeminister që ka kanabizuar gjithê Shqiperinë me parcelat elektorale të bandave të tij për të blere dhe dhunuar votuesit!

Që përdori para pa fund për të blerë zgjedhësit aq shumë sa monedha Euro ra në minimumin historik brënda 2 muajve!!

A mund të zgjidhet prolemi nga KM që policinë e shtetit e përdor si seksion partie dhe i kërkon publikisht të aktivizohet në zgjedhje!!

A e zgjidh dot problemin apo e bën edhe mê keq, kryeministri që kërcënon votuesit të mos marrin pjese në zgjedhje se do ti prishen banesat, se do largohen nga puna, se do ti ndërpriten shërbimet apo se do degdiset në viset e askundit duke kerkuar jetë më të mirë se ketu ta nxin jetën qeveria!

Problemi janë zgjedhjet dhe vota e lirë!

Reformimi i institucioneve bëhet me propozime, me konsultime dhe me ligj dhe akte jo, me dengla facebooku për komunikim politik!

Bëni siç them une dhe mos bëni si bëj une thotë KM dhe disa entuziazmohen që KM gjeti kohën të përgjigjet me dy cicërima ndërkohë që opozita me beteja në institucione, në mediume apo ne rrugë ka vite që po flet, me të madhe madje…Për voten e lire!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY