Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, policia arreston dy shtetasit

Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, policia arreston dy shtetasit

66
0
Shares
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës arreston 2 shtetas për veprën penale të “Dhunë në familje”.
Arrestohen për dhunë në familje shtetasit :

– Qani Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.M., 44 vjeçe dhe vajzës së mitur, shtetases G.M., 11 vjeçe.

– Antonio Hyseni, 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases U.H., 29 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhërmbrojtje të menjëhershëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Qani Muça për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Antonio Hyseni për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kundërshtim i Vendimit të Gjykatës”, neni 130/a dhe 321 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY