Kosovë, kapen 95 mijë produkte te falsifikuara

Kosovë, kapen 95 mijë produkte te falsifikuara

59
0
Shares

Në Kosovë shumë nga brendet e prodhimeve nuk janë origjinale. Shumë prej tyre janë falsifikim, që synohet të shitet në treg. Këtë e dëshmon numri i statistikave nga dogana për sasinë e konfiskuar që kanë qenë mallra fallco të cilat synohej të hynin në Kosovë. Vetëm në këtë vit, nga muaji Janar-Gusht, numri i rasteve më mallra fallco është 103, ndërsa sasia është mjaft e madhe, 95 mijë e 176 cop malli, shkruan Indeksonline.

“Gjatë vitit  2016 nr i rasteve false 242 , derisa sasia 151,144 cope,  kurse  viti 2017 Janar –Gusht  Nr i rasteve false 103, sasia 95,176 cp” thuhet në përgjigjen e Doganës për Indeksonline. Sipas statistikave të ndalesave të mallrave nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, si vend burim i mallrave vazhdon të prijë Kina më Turqinë. Në vitin 2017 rreth 70% e rasteve të mallrave fallco janë nga Kina. Ndërsa, në vitin 2016 rreth 60 për qind të rasteve kanë qenë më origjinë nga Kina, ndërsa 20 për qind nga Turqia.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY