Lulzim Basha uron besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Lulzim Basha uron besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

182
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Me anë të një statusi në facebook, Basha ka shprehur lutjen e tij për buzëqeshje në familjet e palumtura.

Statusi i Lulzim Bashës

Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve. Është dita kur individi dhe shoqëria bashkohen me përkujdesin ndaj  më të pamundurve. Ndaj sot lutjet dhe mendimet e mia janë për më të pamundurit, të vobektit, për ata që jo vetëm sot, por shumicën e vitit i kanë tryezat bosh. Natyrisht për të moshuarit, për të sëmurët, në veçanti për fëmijët. Lutja ime dhe mendimet e mia janë për një shoqëri më solidare,  të zemrës së dhembsur, për një shoqëri me më shumë mundësi, që jo vetëm ditën e Kurban Bajramit, jo vetëm ditën e festave, por çdo ditë,  tryezat e shqiptarëve të jenë plot, buzëqeshja të kthehet në fytyrat e fëmijëve dhe familjeve të pamundura. Prandaj kjo është dhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe kujtimi për përgjegjesitë e gjithësecilit, në raport me një shoqëri më të drejtë dhe, në veçanti për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY