Zjarret rrezikojnë vendin, FA në luftë me flakët

Zjarret rrezikojnë vendin, FA në luftë me flakët

72
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 60 forca ushtarake, punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU DIBËR
Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Muhurr Dibër është shuar. Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur të shuante zjarrin për shkak të terrenit të thyer malor. Pas ndërhyrjes me anë të helikopterit është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e tij.

QARKU SHKODËR
Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Karmë të Pukës. Terreni malor e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve. Në orët e para të mëngjesit janë rindezur disa vatra të vogla zjarri.

QARKU FIER
Në fshatin Kolonjë Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullinj. Në ndihmë të zjarrfikësve të Lushnjes kanë shkuar edhe ata nga Fieri. Nga flakët rrezikohej Manastiri i Ardenicës si dhe antenat e transmetimit të montuara në fshatin Kolonjë. Pas një pune të gjatë të zjarrfikësve dhe të mbështetur nga një helikopter zjarri është shuar.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Selckë Dropull ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Banorë të zonës dhe forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Zjarri ka rrezikuar dhe banesat e fshatit. Për këtë është ndërhyrë me anë të helikopterit i cili ka shuar zjarrin.

QARKU LEZHË
Zjarri i rënë disa ditë më parë në sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Skuraj, Kurbin vijon të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar flakët por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të malor nuk kanë arritur ta izolojnë. Ditën e sotme helikopteri dhe disa forca ushtarake po punojnë të shuajnë zjarrin.

QARKU ELBASAN
Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit të rëna në Poroçan, Gramsh. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me pyll ahu dhe pishe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY