Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama i vendosur të shkrijë “policinë gri”, ja sa inspektorë rrezikojnë të mbeten pa punë

28/08/2017
Rama i vendosur të shkrijë “policinë gri”, ja sa inspektorë rrezikojnë të mbeten pa punë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga strukturat shtetërore, që vlerësohet si vend punësimi pa dhënë efektivitet në transportin rrugor, është e ashtuquajtura ‘policia gri’. Ajo është drejtoria simbol të cilën kryeministri Rama e ka paralajmëruar me shkrirje qe në mbledhjen e parë të qeverisë. Por çfarë është policia gri dhe cili është bilanci i saj? Struktura përbëhet prej 110 inspektorësh, që kanë për detyrë të kontrollojnë respektimin e rregullave në transportin rrugor. Këta inspektorë që vishen më uniform policie ngjyrë gri, qëndrojnë kryesisht në rrugët kombëtare për të kontrolluar automjete e rënda që transportojnë mallra dhe pasagjerë.
Lista e dokumenteve që të ashtuquajturit policët gri kontrollojnë ndaj drejtuesve të automjeteve, në total shkon në 47 të tilla.
Nëse do t’u referohemi të dhënave, në 6 muajt e parë të këtij viti 110 inspektorët kanë kontrolluar 3022 makina, ku përfshihen kamionë, maune dhe autobusë. Ndërsa ka vendosur gjoba në masën 14 milion lekë, ku penalitetet më të mëdha janë regjistruar në Fier dhe Tiranë. Por në sitën e kësaj strukture janë përfshirë edhe makinat me targa të huaja.
Funksioni i inspektorëve është i parashikuar si në ligjin për transportin, ashtu dhe në Kodin Rrugor. Ndaj shkrirja kërkon një rregullim tërësor ligjor, në mënyrë që këto kompetenca t’i kalojnë Policisë Rrugore. Policia gri ka ekzistuar prej vitesh, me emërtimin kontrolli i shfrytëzimit të automjeteve, ndërsa sot këta inspektorë janë në varësinë e Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit rrugor. Vizion Plus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.