PROFIL/ Ky është shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA

PROFIL/ Ky është shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA

197
0
Shares

Gjeneral Brigade Bardhyl KOLLÇAKU, ka lindur më 05.06.1967, në Pëllumbas, Berat.

Ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Zbulim”, në vitin 1990. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer Kolegjin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Tiranë, Kolegjin e Shtabeve të Bashkuara, si dhe Kolegjin e Komandës & Shtabit në SHBA.

Ka përfunduar studimet për Master Shkencor, Administrim Publik, në UT, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, si dhe ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e mbrojtjes.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka përfunduar gjithashtu Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, si dhe Kursin Ndërkombëtar të Oficerit për Taktikë dhe Inteligjencë në SHBA. Në jetëshkrimin e tij të pasur akademik, ndërmjet te tjerash, përfshihet Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, Kursi i Forcave Speciale dhe  Kursi Ekzekutiv i Sigurisë në Qendrën Marshall, në Garmisch, Gjermani.

Gjeneral Brigade Kollçaku, ka kryer detyra të ndryshme si: Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Drejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike dhe Shef Kabineti i Shefit të Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka dhënë kontributin e tij ne krijimin e funksionimin e Sekretariatit te SEDM-CC, e para strukturë ndërkombëtare e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka kryer detyra të ndryshme si oficer shtabi dhe shef sektori në drejtoritë e zbulimit, planifikimit dhe marrëdhënieve me jashtë.

Pas anëtarësimit te Shqipërisë në NATO, Gjeneral Brigade Kollçaku ishte ndër oficerët e parë të emëruar në shtabet e Aleancës, fillimisht si oficer shtabi dhe më vonë si Drejtor i Drejtorisë së Integrim-Koordinimit PfP, në SHAPE, Belgjikë.

Eksperienca e tij me trupën ka filluar si komandant toge në batalionin e mbështetjes të SHPFA, komandant kompanie dhe shef zbulimi në BrK, dhe kulmon si Komandant i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, në Brigadën e Reagimit të Shpejtë”, i vlerësuar dhe çertifikuar nga NATO.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka shërbyer si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB-së në Gjeorgji (UNOMIG).

Gjeneral Brigade KOLLÇAKU është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake.

Gjeneral Brigade  KOLLÇAKU  flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY