Gramsh, shtatë të rinj ndeshen me grushta e shkelma për një vend...

Gramsh, shtatë të rinj ndeshen me grushta e shkelma për një vend parkimi

103
0
Shares
Foto Ilustruese

Një vend parkimi ka bërë që shtatë gramshiotë të përleshen me njeri – tjetrin. Te runjtë janë ndare ne dy grupe, katër vetë kundër tre të tjerëve. Por më pas kanë filluar dhe kërcënimet me armë. Policia ka ndërhyrë duke ndaluar Armando Vërçën, 31 vjeç dhe duke shpallur në kërkim tre të tjerë. Ndalimi i Verçës u bë pasi më datë 19.08.2017 në lagjen “Sopoti”, për motive të dobëta në bashkëpunim me R.D.19 vjeç,  A.Ç.38 vjeç dhe A.V. 31 vjeç, dyshohet të ketë kanosur dhe  goditur me grushta tre persona nga 43, 38 dhe 26 vjeç, banues në Gramsh. Shokët e Vërçës, dy prej tyre, dyshohen t’i kenë kanosur 3 të tjerët edhe me pistoletë. Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë për një parkim të mjetit që kanë bërë katër të dyshuarit para lokalit të tre shtetasve. Policia, po punon intensivisht për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë ngjarje. Akuzat mbi katërshen që nisi sherrin janë: “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY