CV/ Këta janë ministrat dhe ministret e përzgjedhur nga Rama 2

CV/ Këta janë ministrat dhe ministret e përzgjedhur nga Rama 2

1615
3
Shares

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kryetarët dhe kryetaret e 11 ministrive dhe 2 ministrat e shtetit.  Më poshtë keni jetëshkrimin e të gjithë ministreve të përzgjedhur.

Senida Mesi, Zv. kryeministre e qeverisë “Rama 2”

Senida Mesi lindur dhe banuese në Shkodër, më 16 Dhjetor 1977. Ajo është e martuar me Dr. Artanin dhe kanë 3 fëmijë, Erlind, Iris dhe Edan. Znj. Mesi ka përfunduar suksesshëm në 2009 Masterin Ekzekutiv në Frankfurt, Gjermani, për Financë dhe Bankë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim-Biznes, në vitin 2000.

Në vitin 2013 certifikohet Kontabël i Miratuar dhe në 2016 certifikohet në lidership dhe qeverisje nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, financuar nga BE. Znj.

Senida Mesi ka hyrë në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër. Ajo ka një eksperiencë 17 vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës, njëkohësisht lektore e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Një konsulente biznesi, e cila eksperiencën e saj ia ka kushtuar zhvillimit të biznesit. Aktualisht administratore në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme, si ato bankingut, burimeve njerëzore, administrimit, manaxhimit të riskut, kredidhënies, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjes, lidershipit, financave publike, qeverisjes vendore dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Folëse në Konferencen Ndërkombëtare të EFSE (Fondi Europian për Europën Juglindore për Zhvillimin e SME-ve) dhe pjesëmarrëse në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg. Znj. Mesi zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Pandeli Majko, ministër i Diasporës

Pandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992.

Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000. Zoti Majko ka një karrierë të pasur politike.

Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar FRESSH në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes e ka mbajtur dy herë në qeveritë socialiste.

Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997 – 1998.

Sot është Kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në pesë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.Eshte rizgjedhur deputet ne zgjedhjet parlamentare te 2017.

Fatmir Xhafa, ministër i Brendshëm

Zoti Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në katër legjislatura dhe është kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Ka një veprimtari profesionale të pasur në fushën e jurisprudencës. Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë.

Në veprimtarinë politike nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në harkun kohor shkurt-shtator 2002 dhe atë të ministrit të Drejtësisë në vitet 2003-2005. Zoti Xhafaj është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Olta xhaçka, ministre e Mbrojtjes
Olta Xhaçka është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, SHBA.

Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë, si dhe pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes.

Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit Neë York Tirana. Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Znj. Xhaçka ka mbajtur postin e Ministres së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ditmir Bushati, ministër Jashtëm
Ditmir Bushati, i lindur në Shkodër më 24 mars 1977, është zgjedhur deputet për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

I diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë ai ka kryer studimet për master në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë, si dhe një sërë specializimesh në një sërë universitetesh siç janë Akademia e të Drejtës Ndërkombëtare në Dallas dhe Universiteti i Harvardit.

Ka punuar si Asistent Ligjor në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese, Drejtor i Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, Drejtor Kërkimesh pranë Institutit Agenda, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, por dhe si lektor dhe konsulent në projekte të ndryshme të Bashkimit Europian, Bankës Botërore, USAID, Fondacionit Friedrich Ebert, etj.

Ditmir Bushati është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe anëtar i Grupit të Strategjisë së Komunikimit. Ai shërben dhe si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian dhe anëtar i Komiteti të Përbashkët Parlamentar BE-Shqiperi.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë e Punës
Arben Ahmetaj, i lindur në Gjirokastër më 28 qershor 1969, u zgjodh deputet për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Ai ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze, i Specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze, në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar studimet master në SHBA për Tregëti Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe doktoraturën në Universitetin e Bukureshtit me temën “Siguri energjitike, Siguri ndërkombëtare.”

Arben Ahmetaj ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës,këshilltar për Çështjet Fiskale pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë, Shef i Kabinetit të Ministrit të Financave, Zëvendës Ministër i Integrimit Europian dhe i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Kryetar i Sekretariatit për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit. Arben Ahmetaj është anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë. është zgjedhur është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017

Olgerta Manastirliu, ministre  e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social
Znj. Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë në 31 dhjetor 1978. Ajo është e martuar me z. Ermal Gjinaj, dhe është nënë e dy vajzave, Altea dhe Emili. Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis.

Më herët, ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku është diplomuar dhe ka marrë titullin “Master në Shkencë” në degën e Kimisë së Përgjithshme. Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij Fakulteti. Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorine e Koordinimit të Projekteve.

Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social, ku ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të Strategjise Lokale të Strehimit Social.

Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017, Znj. Manastirliu drejton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Znj. Manastirliu zotëron gjuhen Angleze dhe Italiane.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Lindita Nikolla ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, dega Matematikë.

Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifi¬kimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në ven¬dimmarrje.
Në politikë hyri në vitin 2003, vit që u zgjodh edhe si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë, detyrë e mbajtur për 3 vjet. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007- 2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë, ndërsa në 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Nga shtatori i vitit 2007 znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Lindita Nikolla në vitin 2013 emërohet nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit në kabinetin qeveritar Rama-Meta. është zgjedhur është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës
Damian Gjiknuri lindi më 25 Maj 1972, në qytetin e Tiranës. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me Rovena Gjiknurin (Agollin), me të cilën ka një djalë, Aleksin. Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qëndrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994).

Gjatë aktivitetit profesional ka kryer dhe kurse të ndryshme profesionale në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në SHBA dhe BE, në fushat e sigurisë, mjetet speciale te hetimit, hetimi penal, kontratat publike, koncesionet, politika publike, ligjet zgjedhore etj. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është zgjedhur Deputet në Qarkun e El­basanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013.

Ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore që nga viti 2011. Më parë, në vitin 2007 ai u zgjodh Nënsekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe bashkëautor i Kodit Zgjedhor 2008. Gjiknuri ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve të Ku­vendit të Shqipërisë (2009 – 2013), si dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011 – 2012.

Përpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Damian Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj.

Deri ne vitin 2005, Z. Gjiknuri ka ushtruar funksi­one të ndryshme publike si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjith­shëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001 – 2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombetar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe koordinator kombëtar për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme, për nego­cimin e hapjes së negociatave me KE (1999 – 2001), Drejtues i Planizim – Drejtimit në SHISH (1998), Gjy­qtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në instituci­one të ndryshme (1994-1995).

Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mirë gjuhën italiane.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Blendi Klosi lindi në Tiranë më 17.01.1971. Z. Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë, pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas u angazhua si pedagog.

Gjatë viteve 1994-1996 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve Elektronike.

Në vitin 1996 ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.
Veprimtaria politike e Z. Klosi është e mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit gjatë periudhës 2002-2004 dhe Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në vitin 2004-2005.

Në vitin 2015-2017 ka mbajtur postin e Ministrit te Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Gjithashtu, Z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe që nga viti 2005 mbanë pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë parti.

Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet, përfaqësues i Grupi Parlamentar të Partisë Sociale në 4 legjislatura, aktualisht është Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Mirela Kumbaro – Ministria e Kultures

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966.

Ajo është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve, Sarës dhe Tomit.

13-09-13-07-46-40medium_mirela-kumbaro

Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sor­bonne – Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kon­tribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.

Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndër­kombëtare për projekte ndërkulturore dhe për pro­grame kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Or­ganizata Ndërkombtare e Frankofonisë.

Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten dhe italishten, si dhe mjaftueshëm anglishten.

qato

Sonila Qato mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

 

NIKO PELESHI – Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural

Z. Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 Nëntor 1970. Ai është i martuar me znj. Amarda Peleshi dhe kanë tre fëmijë, Aleksian, Stivin dhe Johanin..

Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë.

Z. Peleshi ka patur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

2niko-peleshi-257x300

Karriera politike e Z. Peleshi fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zg­jedhjet lokale të Shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bash­kie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2013 zgjidhet anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Flet rrjedhshëm gjermanisht dhe greqisht.

 

????????????????????????????????????Etilda Gjonaj- Ministria e Drejtesise

“Një grua do e drejtojë ministrinë e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Aktualisht ajo është zv/ministre e Drejtësisë dhe me një formim e karrierë të respektuar e cila u bë edhe shkak që përpara disa kohësh grupi ynë parlamentar ta mbështeste për të marrë rolin e komisionerit kundër Diskriminimit.

Fatkeqësisht Etilda nuk u zgjodh në atë detyrë për shkak se nuk mori mbështetjej e grupeve të tjera”, tha Rama ne prezantimin qe i beri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

3 COMMENTS

  1. Jo eshte qeveria me ministra shume te pergatitur duke u bazuar tek xhafa gjoni etjer jane shume te pergatitur dhe e kan treguar kete mesemiri

LEAVE A REPLY