Mbyllet mbledhja jozyrtare e Kryeministrave, Rama: Kemi gati një plan veprimi me...

Mbyllet mbledhja jozyrtare e Kryeministrave, Rama: Kemi gati një plan veprimi me 115 pika

88
0
Shares

Pas përfundimit të takimit informal të Kryeministrave të Ballkanit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai u shpreh se është përgatitur një plan veprimi prej 115 pikash, të cilat synojnë transformimit rrënjësor të rajonit.

“S’na ka ftuar Brukseli. Ne kemi ftuar Brukselin dhe jemi këtu me shpenzimet tona. S’ka nevojë të kemi tutor për të organizuar. Por nuk duhet të harrojmë se Brukseli është jetik dhe bashkëpunues. Jam mirënjohës që Hahn e pranoi ftesën. S’e dimë se kush mori më shumë lekë nga bankomati. Këto takime bëhen për secilin vend. Në asnjë mënyrë një vend merr më shumë se tjetri. Substanca është ajo që flasim.”,- tha Rama.

TAKIMI

Kryeministri Edi Rama priti kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, atë maqedonas, Zoran Zaev, kryeministrja serbe, Brnabic, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic si edhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdic. I pranishëm ishte edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonet, Johannes Hahn. Gjatë fjalës së tij në takimin joformal ai theksoi se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike. Hahn pohoi qartë se integrimi nuk është me një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.

“Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit”,- tha Hahn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY