FOTO/ Më në fund, Bleona Qereti gjen princin e kaltër

FOTO/ Më në fund, Bleona Qereti gjen princin e kaltër

508
0
Shares

Bleona e cila ka shëtitur mbarë botën dhe nuk kemi parë ndonjë postim dashurie prej saj, mesa duket ka gjetur djalin e ëndrrave. Dhe ai është shqiptar! Një foto e postuar në instagram na ka bërë të mendojmë se mes 23 vjeçarit që jeton në New York dhe këngëtares seksi egziston diçka e bukur. Ajo është shfaqur në foto me një fustan të zi transparent dhe mjaft e kuruar. Pas eksperiencës në Shqipëri si anëtare jurie e spektaklit “Your Face Sounds Familiar Albania”, Bleona i është rikthyer SHBA-ve, ku jeton prej vitesh. Nuk dihet se çfarë e lidhi me Stanajn në këtë festë mesnate, i cili pak muaj më parë ishte në Tiranë në finalen e “The Voice of Albania”.  Stanaj, i cili po shijon një sukses ndërkombëtar me projektet e tij muzikore “Ain’t Love Strange” dhe ”Romantic”, performoi “live” në Tiranë dy këngët e tij të suksesshme në skenën e “The Voice”. Artisti i muzikës pop arriti kulmin e tij këto dy vite, ndërkohë që është një nga djemtë më simpatikë që shfaqet në festat më të rëndësishme të muzikës, siç ishte në festën e “Warner Music”, i njëjti eveniment ku u fotografua edhe Rita Ora.

screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-10-32-54

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY