DETAJE & FOTO GALERI/ Si ndodhi atentati në Shijak, ku po shkonte...

DETAJE & FOTO GALERI/ Si ndodhi atentati në Shijak, ku po shkonte biznesmeni

105
0
Shares

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga atentati me armë zjarri që u bë ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka në Shijak. Ngjarja ndodhi te “4 rrugët e Shijakut”. Një person ka që me armë zjarri në drejtim të mjetit. Raportohet se në automjetin e blinduar udhëtonte Gjoka me gruan dhe fëmijët. Ai po udhëtonte në drejtim të Shijakut. Automjeti i blinduar i biznesmenit u qëllua nga një makinë e cila po ecte paralel me të.
Ndërsa pas atentatit biznesmeni ka shkuar në polici. Ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes
po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Plotë i Policisë
Më datë 23. 08. 2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët Shijak”, në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” , me drejtues shtetasin D. GJ.
Nuk ka persona të lënduar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY