FOTO/ Po transportonin 1 ton hashash në Itali, ndalohet gomonja me dy...

FOTO/ Po transportonin 1 ton hashash në Itali, ndalohet gomonja me dy skafistët shqiptarë

110
0
Shares

Dy skafistë shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi po transportonin 1 ton drogë. Policia shqiptare thotë se e ka dhënë ajo alarmin fillimisht nga Policia Kufitare e Vlorës drejt Guardia di Finanzas në Shqipëri dhe në orët e vona të natës së djeshme ka filluar në det një operacion antitrafik. Pas disa orë ndjekjesh policia italiane ndaloi gomonen, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë. Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23. Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det. Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë kanabis sativa. Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY