DETAJE/ Saga e hakmarrjes, i biri në burg për vrasje, zbulohet e...

DETAJE/ Saga e hakmarrjes, i biri në burg për vrasje, zbulohet e kaluara e Vangjel Çikos

229
0
Shares
Komisariati Policise, Kamez

Babai i Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, (24 shtator 2016) është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij pak minuta para mesnatës së të shtunës. Krimi është shënuar në lagjen ”Baxho”, në Ksamil rreth orës 23:50. Viktima,Vangjel Çiko,  është gjetur brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij. Ndaj tij është qëlluar 5 herë me pistoletë. Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes lidhur me vrasjen e Aleksandër Bardhit,  vëllait të ish-kryekomunarit të Kaçinarit në Mirditë, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.  Vangjel Çiko, është viktima e dytë, i cili u gjet i ekzekutuar në oborrin e banesës së tij. Ai është babai i Dhimitër Çikos i arrestuar më 14 tetor 2016 së bashku me Amarildo Lamen. Ndërsa është në kërkim Albi Xhezairi.

 

Ne foto: Vendi ku u gjet i ekzekutuar babai i Albi Xhezairit. Fotoja lart: Aleksander Bardhi i ekzekutuar ne shtator 2016

Ne foto: Vendi ku u gjet i ekzekutuar babai i Albi Xhezairit. Fotoja lart: Aleksander Bardhi i ekzekutuar ne shtator 2016

Edhe 53 vjeçari u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.   Atëherë policia deklaroi se në banesën e Albi Xhezairit ishte gjetur “Automatik-model 56” e cila kishte realizuar qitje në vendin e ngjarjes për vrasjen e Aleksandër Bardhit. Më 24 shtator 2016 Aleksandër Bardhi, 47-vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli, Sarandës.  Ai ishte vëllai i ish kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë, Petrit Bardhit. Sipas policisë viktima ishte ekzekutuar me automatik. /oranews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY