Fier, arrestohet 46 vjeçari për ndërtim pa leje, pezullohet dhe specialisti i...

Fier, arrestohet 46 vjeçari për ndërtim pa leje, pezullohet dhe specialisti i zonës

194
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Altin R., 46 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një kallëzimi të marë se në fshatin Cakran, shtetasi Altin R. ka kryer ndërtim të paligjshëm. Pas marjes se kallëzimit, grupi hetimor ka shkuar në fshatin Cakran dhe ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm. Pas hetimeve të kryera, me Urdhër të Drejtorit të Policisë Vendore Fier u pezullua nga detyra Specialisti i Policisë së Zonës shtetasi A.Ç. Gjithashtu Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor me motivacionin “Për neglizhencë në kryerjen e detyrës ” për këtë punonjës policie. Në bashkëpunim me INUV po punohet për prishjen e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY