FOTO/ Ja kush është marokeni, autori i sulmit vdekjeprurës në Barcelonë

FOTO/ Ja kush është marokeni, autori i sulmit vdekjeprurës në Barcelonë

93
0
Shares

Policia spanjolle ka nxjerrë të tjera detaje lidhur me ngjarjen që ka tronditur qytetin e Barcelonës.
Nga të dhënat, bëhet e ditur se fugoni që u përdor sot gjatë sulmit ku mbetën të vrarë dhjetëra vetë dhe u plagosën shumë të tjerë në zonën turistike “La Ramblas”, u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir.
Autoritete raportojnë se Oukabir, e mori me qira fugonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada. Televizioni kombëtar spanjoll TVE thotë se ende nuk është plotësisht e sigurt nëse ky është autori.
Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY