Vlerat e pronave, Qeveria ende nuk ka miratuar çmimet e reja

Vlerat e pronave, Qeveria ende nuk ka miratuar çmimet e reja

153
0
Shares

Qeveria ende nuk ka kaluar për miratim çmimet e reja të trojeve. Prej pothuajse 2 vitesh qëndron në fuqi harta me vlerat e tokës për vitin 2014. Kjo hartë u zyrtarizua në fillim të muajit shkurt të vitit që lamë pas. Por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, Agjencia e Trajtimit të Pronave ende nuk ka mbi tavolinë çmimet e ndryshuara, të cilat reflektojnë edhe çmimet që janë aktualisht në treg.
Mungesa e hartës së përditësuar, bën që vlerësimi i pronave bëhet bazuar në hartën që pasqyron vlerat e tri viteve më parë. Kjo ka ndodhur me 10 mijë e kusur dosjet e para ’95, që përbëjnë edhe 50% të vendimeve për kompensim. Sakaq, sa kohë ende nuk ka një hartë të re, të njëjtat çmime për metër katror do të përdoren edhe për përllogaritjen e masës së përfitimit për vendimet që datojnë në 1996 e në vijim. Për këtë, gazeta risjell edhe një herë në vëmendje vlerat e trojeve për 12 qarqe të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Duke shfrytëzuar zonën kadastrale, pra çmimet që aplikohen për zonën ku është e pozicionuar prona e tyre dhe sipërfaqen që ju është njohur, pronarët mund t’i paraprijnë vlerësimit të agjencisë duke kalkuluar vet masën e përfitimit që ju takon. Me skemën e re ajo që ndryshon është zëri kadastral, duke marrë për bazë llojin e pasurisë që rezulton në kohën e konfiskimit. Kjo do të thotë që pavarësisht se sot prona është brenda vijës së verdhë, si referuese për faturën e kompensimit do të merret zëri kadastral i origjinës. Aplikimi i kësaj formule ul ndjeshëm edhe masën e përfitimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY