FOTO/ Krizë në marrëdhënien e Bora Zemanit dhe DJ Vin Velit?

FOTO/ Krizë në marrëdhënien e Bora Zemanit dhe DJ Vin Velit?

421
0
Shares

Pas një marrëdhënieje shumë vjeçare dhe një fëmije së bashku, duket se gjithçka ka përfunduar mes tyre. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur të disa emisioneve në “Digitalb”, Bora Zemanin dhe partnerin e saj, DJ Vin Velin, të cilët mesa duket i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Në mediat rozë prej një kohe të gjatë përflitet për ndarjen e tyre, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar. Por siç shkruan “revistaëho”, Bora dhe Vin Veli kanë kohë që nuk shihen së bashku. Madje DJ-i i njohur u paraqit i vetëm edhe në dasmën e miqve të tij, Turjan Hyskës dhe Orinda Hutës.
E pyetur nga “revistaëho” në lidhje me këtë çështje, vetë moderatorja ka mohuar gjithçka duke thënë thjesht: “Jo, nuk është e vërtetë.”
Megjithatë një tjetër detaj të bën të mendosh të kundërtën. Vin Veli nuk e ndjek më Borën në Instagram, ndërsa kjo e fundit vijon ta ndjekë atë.
Ai gjithashtu ka zhdukur çdo foto të Borës nga profili i tij, ku mban vetëm fotot e djalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY