Deputeti Rakipi nis negociatat me familjen Sorra, kërkoi të marrë pjesë në...

Deputeti Rakipi nis negociatat me familjen Sorra, kërkoi të marrë pjesë në varrimin e viktimës

160
0
Shares

Deputeti i PDIU­së, Aqif Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit që të shkojë në ceremoninë e varrimit. Këtë gjë e konfirmon vëllai i Sait Sorrës.
Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje.
“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri­tjetrin”,- shprehet ai.
Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij. Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY