Tërheqja e Luiza Gegës nga gara botërore, pse flamuri kuqezi nuk u...

Tërheqja e Luiza Gegës nga gara botërore, pse flamuri kuqezi nuk u ngrit në botërorin e Londrës?!

106
0
Shares

Është hapur një debat i fortë për “fajtorin e vërtetë” në rrethet sportiste dhe opinion për mënyrën “e papritur” që kampionia jonë në atletikë Luiza Gega braktisi në momentet e fundit pjesëmarrjen në kampionatin botëror të Londrës. Krerët e atletikës shqiptare e akuzuan atë se edhe me barelë sikur të duhej të shkonte, duhej ta bënte pasi ishte e vetmja që përfaqësonte flamurin shqiptarë në këtë event të rëndësishëm botëror.
Pas gjithë këtyre më në fund atletja e kombëtares shqiptare, Luiza Gega, ka thyer heshtjen për arsyet e vërteta të tërheqjes së saj nga kampionatin botëror të Londrës, ku do të garonte mbrëmjen e së mërkurës në garën e 3000 m/p.
Por çfarë fshihet pas gjithë këtij debate dhe replikave të ashpra?
Zyrtarisht Gega deklaroi fillimisht se u tërhoq në momentet e fundit nga Botërori pas dhimbjeve të vazhdueshme që kishte ndjerë në këmbën e djathtë. Por drejtuesit e federatës thanë se pavarësisht dëmtimit ajo duhej të paraqitej në event pasi i ishin paguar të gjitha dhe prej saj nuk pritej që të dilte kampione por vetëm të mos linte bosh korsinë e Shqipërisë në garë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY