Ministria e Arsimit lajmëron: Ja kur do të nisë shpërndarja e teskteve...

Ministria e Arsimit lajmëron: Ja kur do të nisë shpërndarja e teskteve shkollore

73
0
Shares

Shpërndarja e teksteve për vitin shkollor 2017-2018 do të nisë në datën 25 gusht dhe do të përfundojë në 10 shtator.
Gjithçka përcaktohet në urdhrin e ish-ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ndërsa saktësohet se shitja e tyre do të bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera shitjeje pranë shkollave, nga subjektet e licencuara.
Sipas urdhrit, me kërkesën e botuesve apo distributorëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore, për periudhën e mësipërme kohore.
Po ashtu, dokumenti i firmosur nga Nikolla, saktëson se punonjësve arsimorë u ndalohet shpërndarja e teksteve, me përjashtim të teksteve për nxënësit e pakicave kombëtare, që për këtë kategori mund të bëhet vetëm nga punonjës arsimorë të ngarkuar nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe drejtoritë e shkollave përkatëse.
Përzgjedhja e teksteve shkollore përfundoi në datën 2 qershor, ndërkohë që referuar urdhrit për realizimin e kësaj procedure, mësuesit grupohen në çdo shkollë në bazë të komisioneve lëndore.
Pasi njihen me të gjitha alternativat e teksteve shkollore të përfshira në katalog dhe pas diskutimeve për to, vendoset për tekstin që do të përdoret në secilën klasë apo lëndë, përmes konsensusit.
Për arsimin parauniversitar viti shkollor 2017- 2018 do të nisë në datën 11 Shtator./Scan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY