Gjermani, zjarr në një qendër azilantësh, vdes një shqiptare

Gjermani, zjarr në një qendër azilantësh, vdes një shqiptare

104
0
Shares

Një refugjate shqiptare ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu qendrën e azilanëve në Gjermani. Zjarri ra në katin e dytë të ndërtesës në Clemensheim të Bad Driburg-ut, pasditen e të premtes, rreth orës 16:30.
Si pasojë e zjarrit ka gjetur vdekjen 28-vjeçarja shqiptare, ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta.
Sipas zjarrfikësve, personi që ka pësuar lëndime ka qenë një e punësuar për sigurinë në qendër, e cila ka tentuar të ndihmojë banorët.
Gruaja është dërguar në spital pasi është asfiksuar nga gazi helmues i çliruar nga zjarri.
Mbi 100 persona të ekipeve shpëtimtare janë mobilizuar menjëherë, duke bërë evakuimin e personave në godinë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa hetimet do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY