Byzylyket mund te vendosen ne zyrtaret e larte te Drejtesise, ja cfare...

Byzylyket mund te vendosen ne zyrtaret e larte te Drejtesise, ja cfare thote Ministri

194
0
Shares

Te pakten dy zyrtare te larte te ministrise se Drejtesise dyshohet se jane te perfshire ne skandalin e byzylykeve.

Ministri i Drejtesise Gazmend Bardhi ka publikuar te gjitha detajet e skandalit.

Detajet:

Ministria e Drejtësisë merr në posedim byzylykët, si dhe merr aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qëndror të sistemit elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë kërkon nga Departamenti i Administratës Publike shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë si person përgjegjës për situatën, si dhe do të paraqesë kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre

Ministri i Drejtësisë urdhëron nisjen e menjëhershme të procedurës së shkarkimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës

Në përfundim të një diskutimi të gjatë dhe me synim garantimin e sigurisë publike, Ministria e Drejtësisë ka arritur më datë 11.08.2017, të kryejë kolaudimin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike, nëpërmjet metodës së kampionimit rastërorë të tyre, si dhe ka marrë në posedim këto pajisje. Konkretisht, janë marrë në posedim 72 byzylykë të pa përdorur më parë dhe 63 byzylykë të përdorur por në gjendje pune. Ndërkohë, 86 byzylykë janë aktualualisht në përdorim nga subjektet nën mbikëqyrje elektronike, të cilat do të merren në posedim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, rast pas rasti, pas përfundimit të periudhës së mbikëqyrjes për subjektin që e përdor.

Pjesa e mbetur nga sasia prej 300 byzylykë të blerë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët rezultojnë të dëmtuara për shkak të përdorimit apo fabrikimit, nuk janë marrë në posedim nga Ministria e Drejtësisë dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimit e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin e pajisjeve.

Gjithashtu, pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, kompania ka rënë dakord që të instalojë pranë Sallës Operative të Mbikëqyrjes Elektronike, edhe serverin qëndror të sistemit elektronik, i cili do të jenë nën posedimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të administrohet dhe mirëmbahet nga kompania private, sipas termave të kontratës.

Të gjitha masat e mësipërme, janë garanci shtesë për funksionimin e plotë dhe të rregullt të Sistemit të Mbikëqyrjes Elektronike, me qëllim garantimin e sigurisë publike.

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, në përfundim të hetimit administrativ mbi këtë çështje, informon opinionin publik se:

Nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohet shkelje e ligjit dhe përgjegjësi disiplinore për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha (pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes pranë DAP), për shkak të mos ndjekjes së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike pas nënshkrimit të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit.

Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu, për shkak të këtyre shkeljeve është vlerësuar se në këtë rast ka edhe përgjegjësi penale, dhe Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kallëzim penal në prokurori.

Nga ana tjetër, hetimi administrativ ka evidentuar përgjegjësi disiplinore edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, për shkak të lejimit të dhënies në administrim të kompanisë private të pajisjeve në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurës për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës dhe lirimin e tij nga shërbimi civil.

Në përfundim të hetimit administrativ është vlerësuar e nevojshme edhe hartimi e miratimi i akteve të nevojshme administrative, për përmbushjen me korrektësi dhe sipas ligjit të detyrimeve reciproke kontraktuale që rregullojnë procesin e mbikëqyrjes elektronike, për të shmangur cdo problematikë, si dhe për të qartësuar të gjithë proceset e nevojshme të punës.

Ministri i Drejtësisë z. Bardhi falenderon grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë, stafin e mbikëqyrjes elektronike, si dhe të gjitha institucionet që bashkëpunuan në këtë proces, për përmbushjen me korrektësi të detyrimit ligjor, si dhe siguron qytetarët për vendosmërinë në zbatimin e ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY