VIDEO/ Shijak, gjenden heroinë e municione, shpallet në kërkim i zoti i...

VIDEO/ Shijak, gjenden heroinë e municione, shpallet në kërkim i zoti i shtëpisë

132
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person dispononte një sasi lënde narkotike të llojit heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Mbrëmja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e B. K., në Shijak u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provave materiale…
• 447.5 gramë  lëndë narkotike e dyshuar  e llojit Heroinë;
• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;
• një thikë me gjatësi 27 cm dhe
• 124 copë fishekë model 56.

B. K., pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon  puna për kapjen e tij
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar në nenet 283/1, 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY