FOTO GALERI/ Greqi, bllokohen 2 ton drogë shqiptare, me jaht italian drejt...

FOTO GALERI/ Greqi, bllokohen 2 ton drogë shqiptare, me jaht italian drejt Egjeut

131
0
Shares

Autoritetet greke deklarojnë se kanë sekuestruar rreth 2 ton marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria. Ajo transportohej me një jaht me flamur italian dhe kishte për destinacion ishujt e Detit Egje.
Sipas asaj që shkruajnë mediave ndërkombëtare, roja bregdetare tha se sekuestrimi i kësaj sasi të madhe droge erdhi pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Operacioni u zhvillua orët e para të së premtes në ishullin grek të Kythera, në hyrje të Egjeut.
Kjo është një prej sasive më të mëdha të marijuanës të kapura në Greqi.
Në një deklaratë të autoriteteve greke thuhet se jahti ishte nisur nga një port italian dhe e mori ngarkesën me drogë në Shqipëri. Në mjetin lundrues ndodheshin dy persona, një italian dhe një shqiptar, të cilët u arrestuan.
Lajmi për kapjen e kësaj sasie marijuane është përcjellë nga disa media ndërkombëtare, si Associated Press, ABC News apo New York Times. Në të, Shqipëria cilësohet si ‘një prej prodhuesve më të mëdhenj të marijuanës së jashtëligjshme’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY