TENDERAT/ KLSH kallëzon në Prokurori 4 drejtorë të bashkisë së Roskovecit

TENDERAT/ KLSH kallëzon në Prokurori 4 drejtorë të bashkisë së Roskovecit

80
0
Shares

KLSH-ja ka kallëzuar në Prokurori, 4 drejtorë dhe 2 përgjegjës sektori të bashkisë së Roskovecit. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën arrin në 38.2 milion lekë
Kontrolli i Lartë të Shtetit bëri auditim për periudhën 1.01.2013 deri më datë 31.12.2016 prej ku rezultuan shkelje dhe parregullsi të ligjore në fushën e prokurimit publik, në hartimin e kritereve për pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi.

Konkretisht…
Në 6 procedura të prokurimit “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin rom/ egjiptian”; “Rikonstruksion i shkollës Kuman, për t’u përdorur për zyra”; “Ndërtim i kanalizimeve të ujërave të zeza fshati Strum, Bashkia Roskovec”; “Ndërtim trotuari i rrugës së fshatit Velmisht”; “Projekti zhvillimor i qendrës Kuman” dhe “Ndriçimi i rrugëve: Loti I, ndriçim i rrugës Bushi Kola dhe Loti II – Ndriçimi i rrugës së Kurjanit”, ndër shkeljet kryesore janë:

1. Është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 2,380,746 lekë pa TVSH, për skualifikimin e padrejtë të Operatorit Ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur Operatori Ekonomik ka plotësuar kërkesat e Dokumenteve Standarde të Tenderimit;

2. Janë kryer veprime me efekt negativ në Buxhetin e Shtetit për diferenca të ofertave në vlerën 4,047,807 lekë pa TVSH, shkaktuar nga vendosja e kritereve të gabuara dhe jo sipas objektit të prokurimit, me pasojë skualifikimin e Operatorit Ekonomik me vlerë më të ulët dhe shpalljen fitues të Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë;

3. Kanë kërkuar kategori të licencave me klasifikim më të lartë se volumi i punimeve apo kategori licence që nuk lidhen me objektin e prokurimit;

4. Kanë kërkuar një numër të konsiderueshëm fuqie punëtore të pa argumentuar me volum pune;

5. Kanë përcaktuar dhe evidentuar markën e materialeve, duke kufizuar numrin e shoqërive pjesëmarrëse në prokurim, në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, me VKM nr. 312, datë 05.05.2010, “Për miratimin e rregullores “Për sigurinë në kantier”, si dhe të neneve 8 dhe 18 të ligjit nr. 8402, date 10.9.1998 “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, me shkresën nr. 257/16 datë 20.07.2017 kallëzim penal ndaj E.M. me detyrë Drejtore Juridike, në cilësinë e anëtares së Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit(NJHDT), M.C. me detyrë ish Përgjegjëse e Sektorit të Financës, aktualisht specialiste finance, në cilësinë e anëtares se NJHDT, E.K. me detyrë ish Specialist topograf, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, F.P. me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Ndërtimeve, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, S.C. me detyrë Drejtor Ekonomik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), E.T. me detyrë ish Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e anëtarit të KVO dhe A.D. me detyrë Drejtor i Shërbimeve në cilësinë e anëtarit të KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Roskovec masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 293 milion lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY