Edmond Spaho replikon me Fatmir Mediun: S’ka çfarë sugjeron dhe bën lojëra...

Edmond Spaho replikon me Fatmir Mediun: S’ka çfarë sugjeron dhe bën lojëra fjalësh

131
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho iu përgjigj Fatmir Mediut për shkrimin e tij sot, në formë analize, ku thoshte se ministrat teknikë duhet të largohen.
Nënkryetari i PD-së, nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se Mediu bën lojëra fjalësh ngaqë nuk ka çfarë të sugjerojë.
Sipas tij, ministrat teknikë duhet të qëndrojnë deri sa të vijnë pasardhësit dhe të hartojnë analizën për zgjedhjet, që do të jetë udhërrëfyes për ndërkombëtarët.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos
Te them te drejten nuk arrij te kuptoj insistimin e shume veteve qe ministrat teknike duhet te ikin sot ose duhet te kishin ikur dhe se kjo eshte kauza e opozites. Argumenti qe duhet te pergatisin raportin per parregullsite ne zgjedhje mund te ishte i mjaftueshem por edhe ne se jo, ministrat jane te detyruar te rrine ne detyre deri sa te vije ministri pasardhes qe do te thote deri ne fillim te shtatorit 2017. Raporti per zgjedhjet duhet perfunduar sepse eshte i vetmi dokument qe mund tu ofrohet nderkombetareve nga kendveshtrimi i opozites.
Raporti duhet te shqyrtohet nga taskforca e ngritur per zgjedhjet por me sa duket Rama po e pengon duke mos e mbledhur pasi nuk do raport. Nuk me duket ndonje sakrilegj kaq i madh ne se ata do te rrine deri ne fillim te Shtatorit.
Ne se kauza e opozites dhe aksioni i saj ne kater vitet e ardhshem varet nga fakti qe ministrat teknike ikin ne 1 Gusht, 15 Gusht apo 1 Shtator kjo me shume duket si paaftesi e atyre qe shkruajne per te sugjeruar nje aksion opozitar se sa paaftesi e PD apo e Lulzim Bashes per tu orientuar ne kushtet aktuale duke mos terhequr ministrat teknike.
Cfare do ndryshoje nese ministrat teknike do kishin ikur ne fund te Korrikut, ne Gusht apo ne fillim te Shtatorit? Cfare bonusi do perfitonte opozita nga kjo? Arsyetime te tilla duken si lodra fjalesh te atyre qe nuk kane cfare te sugjerojne ose qe nguten dhe mendojne se ne fund te Shtatorit qeveria e Rames do bjere.
Ne se PD desheron te rikthehet ne pushtet duhet te fokusohet ne reformen zgjedhore, evitimin e shitblerjes se votes, votimin dhe numurimin elektronik, votimin e emigrateve, berjen te detyrueshem te votimit ne Shqiperi, reformen Kushtetuese, reformen territoriale, ceshtje te tjera te cilat do te kene te bejne me keqqeverisjen e PS dhe Edi Rames dhe qe ne teresi do garantonin zgjedhje te lira e te ndersme.
Debati ne se duhet te rrine apo terhiqen ministat teknike te PD duket shume naiv ne kushtet qe ne fillim te Shtatorit do kemi nje qeveri te re te Edi Rames (pa ministrat teknike) dhe qe opozita do duhet te kete nje strategji te saj se si do sillet gjate kater viteve te ardheshme ndaj kesaj qeverie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY