TRITAN SHEHU/ A do të bëjë PD, koalicion me LSI?!

TRITAN SHEHU/ A do të bëjë PD, koalicion me LSI?!

89
0
Shares
Foto Arkiv

A do te beje PD koalicion me LSI tashme?!
Kjo pyetje, por qe ne fakt nuk eshte e tille dhe nuk mund te jete thjeshte nje pyetje, po qarkullon prej disa ditesh si me porosi ne disa media, media sociale diskutime televizive nga individe te ndryshem.
Ne pamje te pare duket sikur eshte nje shqetesim real, qe qendron dhe kerkon te marre nje pergjigje. Por po te perqendrohesh me shume konstaton se nuk mund te jete thjesht dicka e tille. Dhe kjo lidhet me disa aresye, aresye qe une mendoj se vijne edhe nga fakti qe shumica e atyre te cilet e artikulojne kete dileme, kane kaq njohuri, experience, mundesi informimi apo dicka tjeter, per ta pasur te qarte, edhe pa pyetur e pa pritur pergjigje, te verteten, menyren e komportimit dhe te maredhenive ne opozite, inkluziv dhe ne ate shqiptare, inkluziv edhe PD-ne ne rastin konkret. Pra thjesht ate qe eshte, pergjigjen negative ndaj saj.
Kjo vlen edhe sepse gjerat ne saje te komportamentit tone politik te deri tanishem jane te qarta e ne terresi jane shprehur nga shumica jone pa lene dyshime edhe reth qendrimeve te ardheshme ne opozite apo ne Kuvend te PD-se. Ne fakt kjo eshte artikuluar si e tille edhe nga Kryetari i partise Z.Basha. Pra ketu nuk ka vend per hamendje a diskutime shterpe, por jo vetem shterpe, me plot nuanca keq dashese ndaj PD-se disa here keto. Sidoqofte meqenese ka qe vazhdojne te ngulin kembe ne kete “dileme” per shkak te mos kuptimit te realitetit, te deshires per protagonizem, apo sepse synojne ta nxisin ate qellimisht e artificialisht, u ula dhe po shkruaj keto rjeshta per te dhene disa gjykime, te cilat ne fakt nuk ndryshojne nga ato qe kam thene edhe ne raste te tjera.
Ketu se pari duhet te mire kuptojme disa elemente. Elementi i pare eshte qartesimi (edhe per ata qe nuk po arrijne apo nuk duan te qartesohen), se PD tashme do te vazhdoje te jete ne opozite me qeverisjen e PS, duke bere te gjitha perpjekjet politike demokratike, duke mobilizuar te gjitha potencialet e saj dhe ato opozitare, per t’i bere balle revanshit te pritshem qeverises, per te ndertuar premisat e ndryshimeve te ardheshme. Dhe kjo eshte ceshtja qe duhet te preokupoje me shume opinionin, perfshi dhe “dashamiresit” e shqetesuar sot kot se koti.
Se dyti, per hir te se vertetes, dua te them se askush nga forumet e tona nuk ka artikuluar ne menyre afermative, qofte dhe indirekt fjalen “koalicion” per PD ne opozite, me askend (ketu nuk e kam fjalen per koalicionin ekzistues para zgjedhor). Eshte thene vetem se PD do te jete strumbullari i opozites shqiptare, truri e motorri kryesor i saj, bazuar kjo ne vlerat tona morale, ne planin politik, ngjyrimet ideologjike te saj apo dhe mbi dimensionet e forcen reale qe ka. Ne fakt askush tjeter nuk mund ta kryeje kete rol jetik per vendin e demokracine tone. Jam i sigurte se per kete qellim PD do te beje nje opozite te mire organizuar, shume dimensionale, programore, te larmishme e dinamike, me nje permbajtje te qarte Europeiste e Perendimore, duke bashke punuar me te gjithe ata faktore reale, qe desherojne e mund te kontribuojne si pjese e saj. Dhe kjo eshte shume korrekte, normale, e dobishme dhe demokratike. Disa qe po shqetesohen sot nga kjo strategji krejt transparente e racionle, ne fakt nuk u shqetesuan disa vite me pare kur motua e atehersheme u be thenia e kobeshme “te bashkohen te gjitha qelbesirat” per te rrezuar Berishen, diametralisht e kundert kjo nga ajo qe PD kerkon te aplikoje tashme. Nga ana tjeter ketu dua te sqaroj dhe nje element politik, koalicionet behen si rregull midis forcave qeverisese ne nje vend, ndersa ne prag te zgjedhjeve ata mund te jene me te shumellojshem. Aktualisht jemi ne situata krejt te ndryshme, zgjedhjet sapo jane realizuar e PD eshte ne opozite. Pra te perceptosh apo te sajosh sot idene e nje koalicioni te tille opozitar, me duket shume e larget nga realiteti e praktikat politike, vecanerisht kur kemi te bejme ketu me forca politike te spektrave te ndryshem, sic eshte me LSI-ne ne rastin konkret, qe sapo ka lene qeverisjen e majte (koalicioni i 2009 me ate ishte nje koalicion qeverises dhe i imponuar nga verdikti i popullit). Ndersa midis konceptit “koalicion” dhe atij te “bashkepunimit” opozitar per ceshtje me interesa te perbashketa, kur pikpamjet afrohen, kur kushtet e kerkojne e vullnetet ekzistojne, ka nje diference oqeanike, te cilen sic duket vetem ata qe kerkojne te krijojne kete konfuzion, nuk e dallojne apo nuk duan ta dallojne.
Dhe pikerisht ketu qendron problemi per shume nga ata, qe ne kete menyre perpiqen te krijojne nje “stuhi ne gote” per e brenda PD-se, apo midis PD e opinionit te gjere, qe jo rralle per aresye objektive i konfondon keto percaktime. Pikerisht ne funksion te ketij objektivi disa bejne te pa diturin, te pa informuarin, te pa lexuarin. Qartesisht qellimi per shumicen e autoreve te ketij “debati” artificial, eshte se paku krijimi i nje mjegullnaje, i nje konfuzioni bllokues, eshte kompleksimi i PD, gje qe do ta demtonte e handikaponte ate perballe aksioneve e taktikave te saj te gjera, pluridimensionale e te domosdoshme opozitare, per t’i bere balle situatave te komlikuara e te veshtira, te sotme e te neserme keto, ne permbushje te misionit te saj historik. Pse jo, perdorimi i kesaj hipoteze eshte dhe si nje perpjekje per goditjen e radhes e dobesimin e rolit te Z.Basha si kryetar i opozites. Ne perfundim te ketij shkrimi normalisht nuk mund te mos mendosh faktin se e tere kjo “stuhi ne gote” i shkon ne menyre direkte apo indirekte me shume per shtat Z.Rama e qeverisjes se tij. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY