Moody’s paralajmëron: Investimet e huaja në Shqipëri do të bien

Moody’s paralajmëron: Investimet e huaja në Shqipëri do të bien

81
0
Shares

Gjigandi ndërkombëtar i vlerësimeve financiare, Moody’s paralajmëron se Shqipëria mund të përballet me rënien e investimeve të huaja, pas përfundimit të gazsjellësit Trans Adriatik dhe kaskadës së Devollit.
“Ne shikojmë një rrezik se investimet e huaja direkte mund të bien gjatë viteve në vijim, veçanërisht në kushtet kur pozicioni i jashtëm i ekonomisë shqiptare është i dobët,” deklaron Moody’s në raportin vlerësues për Shqipërinë.
Ky vit shënon kulmin e vëllimit të investimeve për dy projektet e mëdha të energjisë, TAP dhe Kaskadën e Devollit, rrjedhimisht investimet e huaja direkte pritet të shënojnë nivelin 9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Por Moody’s parashikon se shifra do të ulet ndjeshëm vitin që vjen duke rënë në 7 për qind e PBB. Sipas agjencisë prestigjoze, rënia do të vazhdojë edhe në vitin 2019, kur investimet e huaja direkte pritet të cekin nivelin 6.5 për qind e Prodhimit Kombëtar, plot 2.5 pikë përqindje më pak se sa niveli aktual.
Rënia e investimeve të huaja, përveçse përkeqëson pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare do të ketë pasoja negative për rritjen ekonomike dhe atë të punësimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY