Gjykata i jep dënimin fansit të çmendur të Luana Vjollcës, ja mesazhet...

Gjykata i jep dënimin fansit të çmendur të Luana Vjollcës, ja mesazhet e publikuara

271
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e çështjes penale në ngarkim të Lilës, fansit të çmendur për të pasur një lidhje dashurie me moderatoren Vjollca. I dërguar në gjyq, bazuar në një kallëzim të Luana Vjollcës, Lila u deklarua i fajshëm për dy vepra penale, “përndjekje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Sipas vendimit të shpallur më 27 korrik 2017 nga gjyqtari Ahmet Metaliaj, Lila u dënua me 9 muaj burg. Ai duhet të vuajë vetëm 6 muaj burg, për shkak se përfitoi uljen e një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Ky dënim thuajse është konsumuar prej tij me kohën e paraburgimit. Sipas vendimit të gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, moderatorja Vjollca është përndjekur sistematikisht nga i pandehuri Lila, në forma nga më të ndryshmet, si duke i dërguar lule, duke i dërguar SMS, foto në celular, si edhe duke e ndjekur fizikisht.Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e çështjes penale në ngarkim të Lilës, fansit të çmendur për të pasur një lidhje dashurie me moderatoren Vjollca. I dërguar në gjyq, bazuar në një kallëzim të Luana Vjollcës, Lila u deklarua i fajshëm për dy vepra penale, “përndjekje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Sipas vendimit të shpallur më 27 korrik 2017 nga gjyqtari Ahmet Metaliaj, Lila u dënua me 9 muaj burg. Ai duhet të vuajë vetëm 6 muaj burg, për shkak se përfitoi uljen e një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Ky dënim thuajse është konsumuar prej tij me kohën e paraburgimit. Sipas vendimit të gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, moderatorja Vjollca është përndjekur sistematikisht nga i pandehuri Lila, në forma nga më të ndryshmet, si duke i dërguar lule, duke i dërguar SMS, foto në celular, si edhe duke e ndjekur fizikisht.Veprimet përndjekëse kanë nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe kanë vijuar në muajt në vijim, duke kulmuar më 12 prill 2017, kur ai është përplasur fizikisht me të dashurin e moderatores në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. MESAZHETGjykata e Tiranës sqaronte në vendim se nga printimi i SMS-ve nga telefoni i kallë- zuese duket qartë vazhdimësia e veprimeve përndjekëse e të pandehurit Besmir Lila në drejtim të saj. Në vijim, gjykata citon disa nga këto SMS, të dërguara në mënyrë të vazhdueshme në numrin personal të Luana Vjollcës, mes të cilave edhe: “Motra kur vi unë, bie borë”; “Te shpia e vjetër jam unë”; “Motra. Dua, më realizo një takim, ta dija për nder të më thoje dhe jo … plz”; “Të puth fort”, “Jeta, ome ça po bën”; “Unë jam veç i joti”; “Po deshe hajde,… nr. im”; “Kam që në mëngjes që të pres ty”, etj. Sipas gjykatës, në mesazhet e dërguara drejt numrit të Luanës konstatohen dhe foto me përmbajtje poshtëruese, deri në përmbajtje pornografike.
ARSYETIMI I GJYKATESKëto veprime të kundërligjshme janë kryer nga i pandehuri Besmir Lila në drejtim të shtetases Luana Vjollca në vijimësi dhe vazhdimësi, duke i bërë presion për të vazhduar lidhje dashurie me të. Sipas gjykatës, i pandehuri ka kryer veprime konkrete duke i dërguar lule, duke i dërguar SMS, foto dhe po ashtu duke e ndjekur fizikisht, me qëllimin e realizimit të kërkesave e dëshirave të tij për vendosjen e imponuar të marrëdhënieve dashurore mes tyre. Në këtë formë, arsyeton gjykata, i pandehuri i ka shkaktuar me qëllim moderatores Vjollca një gjendje të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake./Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY