VIDEO/ Ekzekutimi i Renit në Lungomare, rrëfehet gruaja: Lëvizte i armatosur, e...

VIDEO/ Ekzekutimi i Renit në Lungomare, rrëfehet gruaja: Lëvizte i armatosur, e kishte ndjerë rrezikun

250
0
Shares

Katër ditë pas ekzekutimit të 37-vjeçarit Marjen Xhaferrja në një lokal në Lungomare në Vlorë, flasin bashkëshortja e tij dhe motra.
Ato janë dy personat që mund të hedhin dritë mbi vrasjen e babait të 3 fëmijëve, një ngjarje që dyshohet se lidhet me një tjetër ekzekutim të nipit të viktimës, 2 vite më parë.
Marjen Xhaferraj ose ndryshe Reni, ishtë dëshmitar i asaj vrasjeje, ndaj dhe mendohet se ekzekutimi i tij ka të bëjë me atë ngjarje. Këtë dyshim e përforcojnë edhe dy njerëzit më të afërt të 37-vjeçarit.
Ato thonë se Reni ndihej i kërcënuar dhe ndaj lëvizte i armatosur. Gruaja dhe motra kërkojnë drejtësi pasi në të kundërt do vetëdigjen para Kryeministrisë bashkë me fëmijët.
Lionela Xhaferraj gruaja e 37-vjeçarit tregon bisedën e fundit me Renin dhe dyshimet e saj. Burri u kthye nga Tirana më tha që ka një punë u kthye në shtëpi. Më pas e mori një shok në telefon dhe i tha do zbresësh të pimë një kafe?
Më tha Ela jam i lodhur por do shkoj tha. Shkoi me shokët piu kafe më pas në orën 21 e 10 më thanë që Renin e kanë vrarë. Unë sot po dal këtu i bëj thirrje kryeministrit jam nënë e tre fëmijëve jetim po ka drejtësi të gjejnë fajtorët.
I bëj thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë mos të fshehin kamerat sepse ai kishte vendosur 8 kamera sigurie, ndihej i kërcënuar lëvizte gjithmonë i armatosur, jeta jonë ndihet e kërcënuar nuk gjetëm drejtësi.
I vranë nipin dhe atë pa i bërë keq askujt. Duam që shteti të na gjejë një zgjidhje se jeta jonë është në rrezik. Burri im nuk i kishte bërë keq askujt.

Pse lëvizte i armatosur?
Lëvizte i armatosur për arsye të nipit sepse në Shqipëri ekziston hakmarrja dhe burri im nuk dinte nga i erdhi nuk kish vrarë njeri, nuk ishte kriminel një njeri familjar i përkushtuar pas familjes.

Cilat kanë qenë lëvizjet e fundit të burrit tuaj?
Një kafe në mëngjes e pinte me mua më pas çonte fëmijët në kopsht. Burri im nuk është fshehur edhe pse ai mendonte se ndihej i kërcënuar për shkak se i vranë nipin. I kalonte nëpër mënd se mund t’i bënin keq se mos marrin hakun e nipit. Burri im thoshte më mirë të rroj 5 ditë si luan sesa një jetë si mi u fshehur. Burri im nuk fshihej ato që thonë nëpër media janë gënjeshtra dhe kohët e fundit që rrinte në shtëpi ishte i demoralizuar dhe i stresuar për humbjen e nipit të tij jo se fshihej burri im. Burri im ka ikur me brenga të mëdha por nuk është fshehur kurrë.

Kishit vënë re tension gjatë këtyre ditëve tek ai?
Kërcënime nuk ka marrë nga dikush se do ma kish thënë.

Cilat janë fjalët e tij të fundit?
Po flisnim për fëmijët për të ardhmen po thoshim do ikim jashtë shtetit. U nis për në Belgjik e ndaloi policia e kthyen. Unë ju kërkoj shtetit për ata fëmijët e mi dhe gjakun e tij që ajo nënë e ka rritur me sakrifica. Kërkoj drejtësi. Po ka shtet i bëj thirrje Z.Edi Rama më ndihmoni dhe gjeni vrasësin e burrit tim. Të di dhe unë ti them fëmijëve kur të rriten që ja gjaku babait tuaj ju mor haka. Të ma marrin haku shteti se ne nuk jemi të fuqishëm. Nga momenti në moment ndihem e kërcënuar.

Në qoftë se drejtësia nuk vihet në vend dhe gjaku i atij burrit tim të gjendet e drejta unë betohem përpara kryeministrisë me motrën e burrit tim dhe me fëmijët do marr bidonët me benzinë dhe do digjem në mes të Tiranës të më shikojnë të gjithë dhe të dinë të gjithë çfarë bëhen në këtë shtet unë betohem për këtë gjë. Për shpirtin e tij që iku dhe nipit unë do digjem me fëmijët e mi përpara kryeministrisë. Dhe po s’u gjet e drejta këtu në Shqipëri unë do marr dy mediat e botës kudo, do çaj kudo le të më vrasin unë atë që kisha për ta humbur e humba nuk kam çfarë humbas më. Po duan të më vrasin fëmijët le ti vrasin, ata jetim janë m’i kanë vrarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY