TIRANE/Masakrohet per vdekje me thika 22 vjecari ne qender te Tiranes

TIRANE/Masakrohet per vdekje me thika 22 vjecari ne qender te Tiranes

129
0
Shares

Nje 22 vjecar u ther per vdekje ne mesnate ne nje rruge afer dtadiumit Selman Stermasi, pak metra larg bllokut

Njoftimi i policise:

Pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M.

Policia arreston shtetasin E.B., si autor të krimit, si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim.

Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.

Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit :

– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.

– Kridens Alla,19 vjeç,
banues Tiranë .

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY