EMRI/ Korçë, i dënuar me dy vjet burg, arrestohet 58-vjeçari i kërkuar

EMRI/ Korçë, i dënuar me dy vjet burg, arrestohet 58-vjeçari i kërkuar

58
0
Shares

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme Mario Rolin, 58 vjeç, i shpallur në kërkim pasi gjykata e kishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrim”.
Arrestimi i 58- vjeçarit është bërë në pikën kufitare të Goricës, pasi ka tentuar të largohet nga Shqipëria.

Njoftimi i policisë:
Ndalohet një shtetas në kërkim i dënuar me 2 vite burg për veprën penale: “Mashtrimi”.
Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim :
Mario Roli, 58 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendim penal nr 169 datë 27.10.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 21.04.2017) e ka dënuar këtë shtetas me dy vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY