AUDIO E VITIT 1986/ Studiuesi sjell dëshmi të dialektit të shqipes së...

AUDIO E VITIT 1986/ Studiuesi sjell dëshmi të dialektit të shqipes së arvanitasve

84
0
Shares

Studiuesi Robert Elsie, sjell një incizim të rrallë të vitit 1986 që pasqyron të folurën e arvanitasve në Mesini të Greqisë.
“Pas ekstremeve lindore, perëndimore dhe veriore, ja këtu një incizim jugor nga koleksioni im dialektor të shqipes – një folës nga Mesini në Peloponezin perëndimor (Greqi). Në të kaluarën shqiptarët banuan në trevat e gjera të Greqisë qendrore dhe të Peloponezit. Në vitet 1980 kishte ende 320 fshatra shqipfolëse në rajon. Sot, kjo formë e vjetër e shqipes po shuhet shpejt. Shumica e folësve janë mbi moshën 80. Është një humbje e madhe dhe një tragjedi kulturore, për Shqipërinë dhe për Greqinë!”, shkruan ai në FB, duke publikuar edhe audion e të folurës arvanitase.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY