LAJMI I FUNDIT/Kryeministri Rama shkarkon të gjithë drejtorët e Hipotekave

LAJMI I FUNDIT/Kryeministri Rama shkarkon të gjithë drejtorët e Hipotekave

247
0
Shares

“Të gjithë komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orëve”. Ky ka qenë ultimatumi i kryeministrit Rama ndaj të gjithë drejtorëve të hipotekave në të gjitha rrethet ndërkohë që ka lajmëruar se do të ngrihet një komision për trajtimin  dorëheqjeve që do të drejtohet nga drejtorja e Përgjithshme e Hipotekave.

 

Ai i ka thirrur në zyrë ata dhe ndërkohë që ju ka treguar se nuk kanë kryer detyrat duke i akuzuar për nepotizëm, deformim të të dhënave dhe korrupsion.

Që të mbyllet kjo histori këtu largohuni të gjithë deri nesër, u tha Kryeministri duke u shpjeguar se shkarkimin e tyre mund ta beje edhe me vendim te Keshillit te Ministrave.

Emrat e drejtoreve:
Drejtoresha e Hipotekës së Tiranës: Lediana Bardhi
Drejtori i Hipotekës së Durrësit: Ani Dyrmishi
Drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës: Meleq Karabina
Drejtori i Hipotekës së Beratit: Arben Baxhia
Drejtori i Hipotekës së Vlorës: Rezart Elmazi
Drejtori i Hipotekës së Elbasanit: Oltion Kokunja
Drejtori i Hipotekës së Lezhës: Ardian Simoni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY