PD paralajmëron protestën e parë, do të jetë më 26 korrik, po...

PD paralajmëron protestën e parë, do të jetë më 26 korrik, po për cfarë?

58
0
Shares

Opozita paralajmëron protestën e parë që do të zhvillohet më 26 korrik vetëm katër ditë pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Protesta është paralajmëruar nga gazeta zyrtare e opozitës, RD, e cila në një shkrim të saj shkruan se nuk ka kohë deri në shtator.

“Vendit i duhet opozita dhe opozitës i duhet lideri që të udhëheqë popullin opozitar në betejat politike, të cilat nuk do të jenë të lehta. Ndoshta nuk duhet pritur as shtatori për të bërë bilancet. Larg burokracive opozita duhet të nisë punë që nga 26 korriku, dita kur kryebashkiaku i Tiranës në bashkëpunim me kreun e qeverisë kanë rënë dakort që të rrisin çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës me 35% pa bërë asnjë konsultim dhe pa dhënë asnjë arsye se përse duhet rritur ky çmim në mënyrë kaq drastike.

Me 26 korrik duhet të ndahet mirë edhe se kush do të jetë opozita e vërtetë dhe kush do të jetë opozita e dyzuar me pushtetin. Kush do të jetë në anën e qytetarëve dhe kush në anën e përfitimeve. Kush zgjedh pushimet në politikë dhe kush zgjedh dylyftimet politike. 26 korriku do të konsiderohet si testi i parë i opozitës.

Një opozitë më afër qytetarëve do ta ketë më të lehtë të rifitojë besimin e humbur. Kjo është rruga nga duhet të kalojë ringritja e PD. Larg podiumeve dhe më afër shesheve. Larg konferencave dhe më afër protestave. Mos e kërkoni ringritjen dhe bashkimin e demokratëve tek bisedat e gjata në odat e pafund të politikës që më tepër se të afrojnë tek suksesi real të fusin në labirinthe pazaresh pa skrupuj.

Dëshpërimi nuk është i vogël. Shqipëria ka humbur betejën me zgjedhjet e lira më 25 qershor. Tani i duhet të fitojë betejën e opozitarizmit”, shkruan gazeta RD.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY