Karabina çon në prokurori Sekretarin e Përgjithshëm Ndreca, kësaj here punë lekësh

Karabina çon në prokurori Sekretarin e Përgjithshëm Ndreca, kësaj here punë lekësh

84
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar në prokurori sekretarin e pergjithshem të ministrisë Plarent Ndreca fill pasi ky i fundit nënshkroi një kontratë në kundërshtim me ligjin.

“Kontrata e nënshkruar është me fond mbi 8 milionë lekë. Kallëzimi është bërë për ushtrim të paligjshëm të funksioneve shtetërore, dhe për shpërdorim të detyrës me pasoja të rënda ligjore. Do denoncojmë çdo akt të korrupsionit në MAS”, shprehet ministrja Karabina.

thumbnail_foto1

thumbnail_foto2

NJOFTIMI I PLOTE:

Në vijim të kallëzimit penal me Nr. 2466-M, datë 12.06.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, për shkelje të rënda ligjore të bëra gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit deri më datën 13.06. 2017, titullari këtij institucioni znj. Mirela Karabina, ka depozituar, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kallëzimi Penal me Nr. Prot extra 12, datë 24.07.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, i pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm si dhe i shfuqizuar nga kompetencat që përmban ky funksion.

Kallëzimi është bërë për shkak se z. Ndreca në kundërshtim me aktet ligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka firmosur si Titullar i Autoritetit Kontraktor për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një kontratë me operatorin ekonomik “Albdesign PSP”, sh.p.k., me objekt: Loti I: “Shtypja dhe botimi i dëftesave, regjistrave, dhe revistës “Mësuesi”’, me fond limit 8’600’937 (Tetë milion e gjashtëqind mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH.

Përdorimi abuziv i titullit “Titullari i Autoritetit Kontraktor të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, jemi të bindur se përbën vepër penale.

Konsiderojmë se vazhdimi i ushtrimit të paligjshëm të funksioneve shtetërore nga ana e shtetasit Plarent Ndreca është shpërdorim i hapur i detyrës me pasoja të rënda ligjore dhe financiare për Institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Buxhetin e Shtetit.

Ministri i Arsimit dhe Sportit është i vendosur të denoncojë çdo rast që cenon funksionimin e institucionit, shpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit si dhe akte të korrupsionit, në institucionin që ajo drejton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY